Lajmet e fundit

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka thënë se pjesëmarrja e qytetarëve të Kosovës përkrah ISIS-it e dëmton imazhin e shtetit tonë.
Në këtë kontekst, ai ka kërkuar nga qytetarët që të mos mos bien pre e njerëzve pa adresë, të cilët siç tha ai në emër të fesë janë duke i sjell terror njerëzimit.
“Edhe me këtë rast, ftoj e apeloj te të rinjtë tanë, i ftoj qytetarët tanë mos të bien pre e njerëzve pa adresë, e njerëzve dhe grupeve që në emër të fesë i sjellin terror njëzimit”, ka thënë Tërnava në një intervistë për "Epokën e Re"
Sipas tij veprimet e ISIS-it nuk kanë të bëjnë asgjë me fenë islame.
“E ripërsëris atë që e thotë ‘Kurani’, atë që e ka thënë Pejgamberi dhe atë që e ka kultivuar ulemaja, se feja islame s’ka të bëjë me dhunën, terrorin e shkatërrimin. Feja islame është fe e paqes, respektit, dashurisë dhe mirëkuptimit. Sa i përket rrezikut nga elemente ekstreme, unë nuk kam të dhëna, mirëpo organet e sigurisë e kanë tërhequr vërejtjen se edhe vendi ynë mund të përballet me atakim nga grupet ek
Tërnava, në vigjilje të festës së Fitër Bajramit, u ka bërë thirrje të pasurve t’i ndihmojnë të varfrit.
“Ne si BIK, me mundësitë tona që kemi pasuar, falë donatorëve nëpërmjet Shoqatës ‘Bereqeti’, në fillim të Ramazanit kemi ndihmuar një numër të konsiderueshëm të nevojtarëve anekënd Kosovës”, ka deklaruar ai.