Lajmet e fundit

Ndërmarrja Publike “Termokos” ka njoftuar se ashtu siç edhe është e paraparë me Ligjin për ngrohje dhe me planin e furnizimit me ngrohje, sot do të përfundojë sezonin ngrohës 2015/2016.
Kjo ndërrmarje përmes një kumtese për media thekson se sezoni ngrohës që nisi më 15 tetor të vitit të shkuar ishte i suksesshëm jo vetëm sa i përket fillimit dhe përfundimit të furnizimit me ngrohje sipas afatit ligjor por edhe për shkak të furnizimit me ngrohje cilësore të pandërprerë përgjatë gjithë sezonit, pa asnjë ditë ndërprerje.
"Si rezultat i ngrohjes së mjaftueshme dhe cilësore, që u kemi ofruar konsumatorëve tanë, ka pasur një rrjedhojë shumë pozitive edhe në rritjen e shkallës së inkasimit, e cila në raport me sezonin e kaluar ngrohës është 71 për qind më e lartë"
Pas përfundimit të këtij sezoni ngrohës, "Termokos" potencon se synim parësor i saj është realizimi i fazës së tretë dhe të katërt të Projektit të kogjenerimit, ku përfshihen rehabilitimi i rrjetit ekzistues dhe 50 nënstacioneve të ngrohjes si dhe krijimi i kushteve për fillimin e zgjerimit të rrjetit të ngrohjes, transmeton Klan Kosova.