Lajmet e fundit

Melihate Tërmkolli e ka promovuar sot librin “Mars i acartë” në Bibliotekën Kombëtare.
Libri tregon për ngjarjet e viteve 1987-89, ku trajtohet çështja e suprimimit të statusit federal e autonom të Kosovës si statusi më i lartë politik e juridik deri në atë kohë të cilit i paraprinë demonstratat studentore dhe grevat e minatorëve.
Kjo situatë kishte bërë që në Kosovë të sillen mijëra policë dhe ushtarë serbë, duke e vënë popullatën shumicë shqiptare në shtet-rrethim.
I gjithë ky proces u konsiderua kyç për një fillim që çonte drejt Pavarësisë së Kosovës.