Lajmet e fundit

Melihate Tërmkolli, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në një postim të sajin në Facebook i ka thurur lavde ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Ajo e ka quajtur atë kuptim të lirisë, pavarësisë dhe demokracisë të vendit, ndërsa shkrimin e ka përfunduar me një urim.
"I madhi President historik, President legjendar, dr. Ibrahim Rugova, te jemi perjetesisht mirenjohes per jeten qe i dhe popullit dhe shtetit tone. Jam krenare qe jam pjese e Epokes tende. Na duhesh dhe do te na duhesh gjithmone. Gjithnje mbetesh kuptimi i Lirise, Pavaresise dhe Demokracise se vendit tone te dashur, Kosoves, Dardanise tone. Zoti te ka bekuar President Rugova, Zoti e bekofte Kosoven dhe shqiptaret, miqte tane, sic thoshe gjithmone".