Lajmet e fundit

Deputetja nga rradhët e LDK-së, Melihate Tërmkolli gjatë seancës së jashtëzakonshme për Astrit Deharin ka thënë se është tentuar të përfitohet politikisht nga të gjitha anët për këtë rast.
"Ka pasur përpjekje për përfitime politike që janë tentuar të bëhen nga të gjitha anët për këtë rast".
"Ndërhyrja në sistem të drejtësisë është bërë moti dhe në fakt pushteti kur e ka bërë ndëryrjen është dashur që të marrë masa".
"Ka vdekur një i ri në burg ku është arrestuar dhe është mbajtur me muaj në arrest pa e ditur saktësisht për çka".
Mund të jetë rastësi që ka qenë anëtar i VV-së por nuk është me rëndësi e kam thënë edhe më herët prandaj duhet të zbardhet e vërteta", ka thënë Tërmkolli.