Lajmet e fundit

Melihate Tërmkolli, deputete e LDK-së, njëherit dhe anëtare e komisionit parlamentar për mbikqyrjen e AKI-së pas mbledhjes së këtij komisioni ka thënë se në këtë takim nuk është diskutuar për atë se çfarë ka ndodhur në Kumanovë, pasi që sipas saj kjo çështjë për AKI-në ka përfunduar.
Ajo duke folur për mediat, ka ripërsëritur edhe një herë se AKI i ka informuar organet kompetente për gjendjen që do të mund të krijohej në Kumanovë, transmeton Klan Kosova.
Para këtij komisioni, u paraqit shefi i saj, Agron Selimaj.
Temë kryesore e këtij takimi ka qenë Departamenti i verifikimit të AKI-së, që është duke u munduar të largohet nga ky institucion për tu vendosur në Zyrën e Kryeministrit apo në ndonjë organ tjetër.
Sipas deputetes Tërmkolli kjo gjë është shumë nevojshme të ndodhë.