Lajmet e fundit

Lëkundje tërmeti janë shënuar sot rreth orës 20:31 në jug të Peloponezit në Greqi.
Mësohet se tërmeti ishte 4.5 ballë i shkallës rihter dhe e kishte epiqendrën në zonën Neapoli pranë qytetit Monemvasia. Instituti gjeodinamik i Athinës bën me dije se tërmeti kishte një thellësi 5 kilometra.
Lëkundja sizmike u ndje në zonën e Kalamatës, Korinthit e deri në Athinë. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale serioz apo për njerëz të lënduar, shkruan gazeta Shekulli.