Lajmet e fundit

Një operacion i kërkim shpëtimit ka nisur në malin Kinabalu në Malajzi, pasi që dyshohet se mbi 160 alpinistë kanë mbetur të ngujuar si pasojë e një tërmeti që ka ndodhur mëngjesi e sotëm atje me 6.0 shkallë të rihterit.
Zyrtarë të këtij vendi ka njoftuar se një numër i madh i alpinistëve janë lënduar nga rrëshqitja e gurëve, ndërkaq ende nuk është njoftuar për ndonjë viktimë, raporton BBC, e transmeton Klan Kosova.
Ndërkohë, që aktiviteti i pushtimit të pikës më të lartë të këtij mali është anuluar.
Mali Kinabalu ka një lartësi prej 4 mijë e 95 metrash dhe është një destinacion shumë i frekuentuar nga alpinistë që vijnë nga e gjithë bota.