Lajmet e fundit

Qytetet dhe fshatrat në Italinë qendrore, janë goditur nga një termet për të katërtën herë në tre muaj.
6.6 magnitudë është shkalla e rihterit, e që Italia u godit në afërsi të rajonit edhe më parë, kur rreth 300 njerëz u vranë nga tërmeti në muajin gusht, përcjellë Klan Kosova.
Këtë herë askush nuk ka vdekur, por rreth 20 persona janë plagosur.
Bazilika mesjetare e Shën Benediktit në Norcia, ishte në mesin e ndërtesave të shkatërruara.
Një evakuim i ndërtesave në rajon konsiderohet i ndjeshëm ndaj aktivitetit sizmik javën e kaluar, pas tronditjesh të forta nga tërmeti i gushtit.
Dridhjet nga tërmeti i fundit që ndodhi në Itali, janë ndjerë në Romë, ku sistemi i Metros ishte mbyllur e poashtu u ndjen edhe në very të Venecias, përcjellë Klan Kosova.