Lajmet e fundit

Disa nga imazhet më interesante që janë parë pas tërmetit në Alaska, janë fotografitë që tregojnë atë që gjeologët i referohen si "dështimi i pjerrësisë", ku disa pjesë të kodrave u çanë apo rrëshqitën dhe iu nënshtruan gravitetit.
Rezultatet janë dramatike kur një gjë e tillë ka ndodhur në ndonjë rrugë.
Shpatet mund të rrëshqasin edhe pa tërmet si rezultat i shiut apo motit të lig.
Por, dridhja e shkaktuar nga një tërmet - veçanërisht nga një i madh si ai që ndodhi afër Anchorage ditën e premte - ose mund të përshpejtojë procesin ose të krijojë dëmtime krejtësisht të reja që nuk do të kishin ndodhur ndryshe.
Disa çarje u dokumentuan në zonën e Anchorage në orët e para pas tërmetit të së premtes.
Imazhet të Vine Road në jugperëndim të Wasillas të kapura nga aeroplani kane kapluar internetin.
Disa të tjera tregojnë çarje të ndryshme dhe rrëshqitje të rrugëve, që duket sikur i përpiu toka.




