Lajmet e fundit

Rreth orës 21:13 një tërmet prej 3.3 shkallë të rihterit ka goditur Malin e Zi.
Epiqendra e tërmetit ishte tetë kilometra në veri të Podhum, një fshat afër Komunës së Tuzit, njofton Sektori i Sizmologjisë i Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji në Podgoricë.
"Pika qendrore e këtij tërmeti ndodhet në një thellësi prej 22 km. Bazuar në një model numerik të ndryshimeve në intensitet me distancën në këtë rajon, madhësinë e tërmetit dhe thellësinë, ky tërmet nuk mund të shkaktojë dëme materiale"- thuhet në njoftim raporton RTCG përcjellë Klan Kosova.
Sot gjatë ditës, disa tërmete tjera kanë goditur edhe Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën.