Lajmet e fundit

Të paktën tetë persona kanë vdekur dhe 23 të tjerë janë lënduar pas një tërmeti prej 5.4 shkallë të Rihterit që goditi rajonin perëndimor Xinjiang të Kinës.
Tërmeti është regjistruar rreth 200 kilometra nga qyteti Kashgar, në një zonë malore që kufizohet me Taxhikistanin, Afganistanin dhe Pakistanin, raportojnë mediat kineze, përcjellë Klan Kosova.