Një tërmet me magnitudë 4.1 u regjistrua në Itali pak pas mesnatës me epiqendër në Pizzone, një komunë në provincën e Isernias në kufirin me Abruco dhe Lazio.
Tërmeti, i cili zgjati disa sekonda, u ndje në të gjithë zonën e Isernias dhe gjithashtu në provincat e Chieti, L'Aquila dhe Caserta. Shumë njerëz dolën në rrugë nga frika, shkruan Ansa, transmeton klankosova.tv.
Deri më tani nuk është raportuar për dëme materiale apo të lënduar.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EK
SHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.