Lajmet e fundit

Në orët e vona të së enjtes, sipas raportimeve të qytetarëve të cilët kanë shkruar në adresë të KlanKosova.tv, Deçani èshtë goditur nga një tërmet.
Lajmin për Klan Kosova.tv e ka konfirmuar Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmik i Kosovës i cili tha se nga ky tërmet banorët nuk kanë vend për shqetësim pasi ka magnitudë të 2.1 shkallë të riterit.
Mustafa tutje shtoi se lëkundje të tilla ka pothuajse çdo ditë në vendin tonë, transmeton Klan Kosova.
Bëhet e ditur që lëkundjet e tokës janë ndjerë në Deçan, por raportohet se edhe në Pejë e Gjakovë po ashtu.