15.10.2016 · përditësuar para 3577 dite1 min lexim
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak në orët e mbrëmjes së të shtunës në jug të vendit, por edhe në Tiranë, njofton Top Channel.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në afërsi të Janinës në Greqi, shumë pranë kufirit me Shqipërinë. Tërmeti ka qenë me mangnitute 5.3 ballë i shkallës rihter.
Korrespondentët e Top Channel në qytetet e jugut konfirmojnë se edhe pse lëkundjet kanë qenë shumë të forta, nuk raportohet për dëme.
Ndërkohë i gjithë veriu i Greqisë në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës ka pasur lëkundje të shpeshta tërmeti, por më i forti ka qenë ai në afërsi të Janinës.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.