Lajmet e fundit

Dje është regjistruar një tërmet i fuqishëm me intensitet prej 5 ballëve sipas shkallës "Rihter" pranë ishullit grek Lezbos në Detin Egje
Tërmeti është ndjerë në ishull. Epiqendra e lëkundjes është lokalizuar në rajonin e bregdetit verior të Lezbos.
Momentalisht nuk ka të dhëna për viktima dhe dëme material.
Ky është tërmeti i katërt me radhë me magnitudë prej 5 ballëve sipas shkallës Rihter gjatë javës së fundit, epiqendrat e të cilëve ndodhet në rajonin e njëjtë.