Lajmet e fundit

Një tërmet me magnitudë 6.8 ka goditur Argjentinën perëndimore të hënën.
Deri tani nuk raportohet për të lënduar.
Tërmeti goditi në një thellësi prej 10 km, tha Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat, me epiqendrën e tij të vendosur 40 km) në jug të provincës së San Juan.
Postimet në mediat sociale treguan shumë shtëpi dhe ndërtesa që dridheshin, duke lënë të çara në rrugë, ndërsa shishet e qelqit binin nga raftet në dyqane.
Guvernatori i San Juan, Sergio Uñac u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë të qetë pas tërmetit.
Asnjë paralajmërim për tsunami nuk u lëshua, tha Sistemi i Paralajmërimit për Tsunami në SHBA, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.