Lajmet e fundit

Një tërmet me magnitudë 6,4 ballë ka goditur jugun e Tajvanit në orët e para të së shtunës duke shembur dy ndërtesa.
Ekipet e shpëtimit janë duke punuar në qytetin e Tainanit, ndërsa ende nuk dihet për të vdekur apo të lënduar, transmeton Klan Kosova.
Organet qeverisëse të qytetit kanë thënë se kanë ngritur ekipin e emergjencave, në qytetin me mbi 2 milionë banorë.
Tajavni shtrihet mbi një pikë lidhje të pllakave tektonike dhe shpesh goditet nga tërmetet.
Një i tillë me mangitudë 7,6 pati goditur Tajvanin më 1999 duke lënë mbi 2,300 persona të vdekur.