Një terapiste bukurie në Glasgow ka shkaktuar polemikë, pasi njoftoi se nuk ka trajtime për këdo që ka marrë vaksinën ndaj Covid-19 .
Sarah McCutcheon, e cila drejton Wellness and Wellbeing With Sarah, në faqen e biznesit të saj në Facebook, njoftoi: "Ne nuk do të kryejmë trajtime për asnjë person të vaksinuar".
Në Instagram, Sarah ndau një postim tjetër, nga një sallon në Australi, i cili shkruante: "Ne nuk jemi parukierja juaj nëse keni pasur “dyllin” Covid". Krahas postimit, ajo shtoi: "Ne jemi dakord dhe nuk do të kryejmë masazhe ose trajtime për asnjë person të vaksinuar".
Kur u pyet nga një ndjekës se pse ajo kishte zgjedhur të merrte këtë qëndrim me biznesin e saj, Sarah shpjegoi se e kishte bërë për shkaqe sigurie.
"Nuk ka të dhëna afatgjata për të na siguruar në këtë moment për këto vaksina, ka shumë sëmundje të lidhura dhe ato janë vaksina eksperimentale qe kanë shkaktuar shumë pasoja!".
Federata Kombëtare e Flokëve dhe Bukurisë tha se ndjek nga afër udhëzimet e Covid-19 të lëshuara nga qeveritë Skoceze dhe Mbretëria e Bashkuar, duke përfshirë edhe përhapjen e vaksinave.
Rreth 34.2 milionë njerëz në MB kanë marrë të dyja dozat e para të vaksines Covid, duke përfshirë 2.8 milionë njerëz në Skoci, transmeton Klankosova.tv.
●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.