Lajmet e fundit

Kombinimi i një ilaçi të ri me terapinë hormonale mund të rritë jetëgjatësinë tek disa gra që janë të prekura nga kanceri i gjirit, ka treguar një testim klinik i realizuar së fundmi.
Gratë që kanë përdorë palbociclib dhe terapi hormonale kanë jetuar dhjetë muaj më gjatë, krahasuar me ato që kanë përdorë vetëm terapinë hormonale.
Ky kombinim gjithashtu ka shtyrë kohen kur gratë e kanë pasur të nevojshme të fillonin kimioterapinë, që shpesh përcillet me efekte anësore negative.
Ekspertët kanë thënë se rezultatet preliminare të testimit klinik janë shumë premtuese.
Megjithatë ata kanë theksuar se ky tretman nuk është kurë dhe nuk funksionon tek të gjithë.