18.02.2019 · përditësuar para 2703 dite1 min lexim
Një grua nga Oksfordi është bërë personi i parë në botë që përdori terapinë gjenetike për të ndalur formën më të zakonshme të verbërisë në botën perëndimore.
Kirurgët injektuan një gjen sintetik në pjesën e prapme të syrit të Janet Osborne në një përpjekje për të parandaluar më shumë qeliza nga vdekja.
Trajtimi u krye nën anestezi lokale muajin e kaluar në Oxford Eye Hospital nga Robert MacLaren, profesor i okulistikës në Universitetin e Oksfordit.
Ky është trajtimi i parë që targeton shkakun gjenetik themelor të degjenerimit makular që lidhet me moshën (AMD).
Rreth 600,000 njerëz në Britani të Madhe janë prekur nga AMD, shumica prej të cilëve janë të dëmtuar rëndë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.