Lajmet e fundit
Gardiani ka thënë se Barcelona nuk duhet ta marrë për të mirëqenë epërsinë nga ndeshja e parë dhe duhet ta ndalë gjermanin.

Marc-Andre ter Stegen e ka krahasuar Mesut Ozil me Lionel Messi, për shkak të aftësisë së gjermanit për të bërë “të paimagjinueshmen”.
Pasi është kritikuar për mungesë konsistence, Ozil ëhtë duke kaluar edicionin më të mirë tek Arsenal, duke asistuar në 19 gola të skuadrës në të gjitha garat.
Dhe bashkëkombasi i tij ka thënë se Barcelona duhet të ketë kujdes me mesfushorin kreativ.
“Si lojtar ai mund të bëjë gjëra të mëdha, sikur edhe Messi”.
“Ai është i mrekullueshëm. Kam luajtur me të disa herë dhe është lojtar i rëndësishëm për Gjermaninë”.
“Duhet të jemi të kujdesshëm me të”.