Dy golat e Leo Messit dhe një i Neymar në 15 minutat e fundit të ndeshjes, i dhanë Barcelonës fitoren e madhe në gjysmëfinalen e parë në “Camp Nou”.
Megjithë fitoren e thellë, gardiani i Barcelonës, Ter Stegen e pranoi që ndeshja ishte e vështirë.
“Nuk ishte aspak lehtë siç mund të parathotë rezultati”.
“Pas golit të parë ne vazhduam të sulmojmë dhe shënuam prapë. Por, goli i tretë ishte gati-gati i padrejtë, i dhimbshëm për Bayern e fantastik për ne”.
Ter Stegen nuk harroi t’i thurë lavde bashkëlojtarit të tij, Lionel Messi, që ishte njeriu i ndeshjes.
“Messi është më i miri i botës. Është privilegj ta kesh në skuadër”.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.