Në moshën 53 vjeçare ka humbur jetën filozofja e njohur franceze Anne Dufourmantelle.
Rasti tragjik ndodhi teksa Anne po përpiqej të shpëtonte fëmijët e saj nga mbytja në det, saktësisht në plazhin Pampelonne afër St Tropez.
Dufourmantelle njihej për shkrimet e saj të eseve dhe librit të saj të njohur ''Praise of Risk'' i publikuar në vitin 2011, transmeton Klan Kosova.
Lajmin për vdekjen e filozofes së njohur ka bërë të ditur dhe Ministrja e Kulturës së Francës Françoise Nyssen përmes llogarisë së saj në Twitter.
''Dufourmantelle, filozofe e madhe, na ndihmoi të jetojmë dhe të mendojmë për botën sot'', përfundoi Nyssen njoftimin e saj për humbjen e madhe të filozofise franceze, transmeton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.