Lajmet e fundit

Corey Feldman u lëndua gjatë një sulmi dhe aktualisht po shërohet në spital, transmeton Klan Kosova.
46-vjeçari thotë se ishte ulur në makinën e tij të martën në Los Angeles së bashku me sigurimin e tij. Papritmas tre burra u afruan dhe sigurimi i tij u hutua.
Pastaj, një makinë i goditi dhe ai u ther me diçka nga një person i panjohur.
Corey thotë se policia po e heton sulmin si një vrasje në tentativë.
Gjendja e Feldman është e mirë pas incidentit.