Lajmet e fundit

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës.
Edmond Ç, i dënuar më parë, është denoncuar nga vëllai i tij.
40-vjeçari kishte rrahur vëllain R. Ç. dhe më pas e kishte kërcënuar se do ta vriste. Nisur nga kjo situatë ai ka telefonuar në polici. Falë ndërhyrjes së policisë 40-vjeçari është neutralizuar dhe më pas arrestuar.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një pistoletë, model 54, me një krehër dhe 5 fishekë. Ndaj Edmond Ç. rëndojnë dy akuza, ajo e dhunës në familje dhe mbajtja e armës./tvklan