Lajmet e fundit

Mbrëmë orës 19:30, në rrugën e “Buzhalëve” në Shirokë të Suharekës ka ndodhur një ngatërresë e cila ka përfunduar me përdorimin e armës.
Sipas raporteve hetimore, dyshohet se tre të dyshuar: dy vëllezër dhe një tjetër kanë pasur një mosmarrëveshje rreth një parkingu të automjeteve e më pas janë përleshur.
Policia njofton se pas përleshjes, njëri nga të dyshuarit ka shkuar me automjet në një lokal dhe e ka marrë një armë me të cilën ka shtënë në drejtim të kundërshtarit por nuk e ka qëlluar.
Të dyshuarit janë marrë në pyetje për rastin.
Poashtu bëhet e ditur se një kalimtar ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që kishte pësuar një gërvishtje të lehtë në qafë e që mjeku nuk ka mundur ta përcaktoj se me çfarë ishte shkaktuar lëndimi dhe mbetet për t’u sqaruar në hetimet e mëtejme.
Në kë rast, është sekuestruar një pistoletë e llojit “PARABELLUM” Made in Korea me 7 fishekë.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari ndalet nën masën e arrestit policor, transmeton Klan Kosova.