Lajmet e fundit

Një tentim vrasje ka ndodhur në qytetin e Suharekës pas një mosmarrëveshje në mes dy personave, kështu thuhet në raportin e Policisë, por i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me dy viktimat meshkuj K-Shqiptar te njëjtit i ka plagosur me arme zjarri. Viktimat janë dërguar në QKMF në Suharekë për tretman mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë .Në vendin e ngjarjes kanë dal Njësit përkatëse ku kanë gjete dhe konfiskuar një revole të llojit M-57 e cal.7.62mm.I dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje,” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë, njofton Klan Kosova.