Lajmet e fundit
Në rrethana akoma të paqarta një person është plagosur në të dy këmbët në fshatin Stolinë të Gjilanit, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar

Një shtetas ka kërkuar ndihmë mjekësore në shërbimin emergjent pasi është plagosur me armë zjarri në të dy këmbët.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur një armë zjarri me një karikator të zbrazët.
Nuk raportohet për të arrestuar, por hetimet për rastin tashmë kanë nisur nga organet e shtetit, ndërsa rasti është kategorizuar si tentim vrasje.