Lajmet e fundit

Para pak çastesh në rrugën "Xhavit Ahmeti", në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Nuk raportohet për të plagosur nga kjo ngjarje.
Klan Kosova mëson se një i dyshuar me inicialet M.L është në arrati, dhe po kërkohet nga organet e rendit.
Sulmi është "tentim vrasje e rëndë" dhe se ka ndodhur për motiv të hakmarrjes.
Mësohet poashtu se cak i sulmit ishte personi me inicialet N.C njofton Klan Kosova.
I dyshuari ka gjuajtur me një plumb të kallashnikovit të dëmtuarin.
Sulmi ka ndodhur përderisa i dëmtuari ishte duke ecur me vajzat e tij.