Lajmet e fundit

Një person pas një mosmarrëveshje me një person tjetër, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij duke e plagosur në këmbë, njofton Klan Kosova.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas personelit mjekësor, është jashtë rrezikut për jetë.
Në vend të ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. I dyshuari gjendet në arrati dhe njësitë policore janë duke hetuar rastin.
Rasti ka ndodhur dje në rrugën Haxhi Zeka në Prishtinë.