Lajmet e fundit

Policia e Kosovës raporton se një i person pas një mosmarrëveshje të mëhershme, ka sulmuar fizikisht duke e therur me thikë viktimën mashkull, njofton Klan Kosova.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:40 në zonën industriale, Prishtinë.