Lajmet e fundit

Në rrugën "Hasan Prishtina" Në Obiliq të hënën janë arrestuar katër persona pasiqë të njëjtit janë rrahur mes veti dhe gjatë rrahjes njëri nga ta ka shtënë me armë zjarri. Në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe tri gëzhoja.
Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt, transmeton Klan Kosova.