Lajmet e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në fshatin Kçiq i Madh në Mitrovicë një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor pas marrjes së lëndimeve trupore kurse autori ka ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, njofton Klan Kosova.
Në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.