Lajmet e fundit

Në mbrëmjen e së hënës, një qytetar i Mitrovicës është arrestuar pasi që i njëjti ka sulmuar me thikë një person i cili kishte ndërhyrë në një mosmarrëveshje.
Viktima ka pësuar lëndime dhe pas tretmanit mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë është dërguar në QKUK për tretman të mëtejshëm.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga i dyshuari kanë konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur, thuhet në raportin policor, transmeton Klan Kosova.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistës është dërguar në mbajtje.