Lajmet e fundit

Është arrestuar një person në Malishevë pasiqë i njëjti pas një mosmarrëveshjeje është përleshur fizikisht me një mashkull e me pas ka shtënë me arme zjarri në drejtim të tij.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtine dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.
Lidhur me rastin, policia bën me dije se ka konfiskuar një armë me tre fishekë dhe një gëzhojë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, transmeton Klan Kosova.