Lajmet e fundit

Është arrestuar një burrë në fshatin Lloshkobare të Ferizajt, pasi të martën ka qëlluar me armë zjarri kundrejt një personi tjetër.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, raportohet se viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK, njofton Klan Kosova.
Në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja të armës dhe nga i dyshuari është konfiskuar arma e llojit Ekol Speciale të kalibrit 7.65mm.
Kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.