Të hënën rreth orës 15:47, një burrë ka raportuar se dy persona kanë hyrë në pronën e tij dhe nën kërcënimin e armës kanë tentuar të grabisin diçka.
Të njëjtit nuk kanë arritur ta kryejnë plaçkitjen pasi janë penguar edhe nga dy persona të tjerë, njofton Klan Kosova.
Të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.