Lajmet e fundit

Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull.
I njëjti është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor, njofton Klan Kosova.
Sipas Policisë, në vendngjarje është gjetur një gëzhojë ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar në pistoletë me dy copë fishekë.
Me vendim të prokurorit i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje.