Pas fjalës së deputetëve të opozitës para protestuesve, situata para Kuvendit të Shqipërisë është tensionuar.
Protestuesit kanë tentuar të hyjnë brenda oborrit të Kuvendit, duke u përplasur me policinë, raporton TCH, transmeton Klan Kosova.
Protestuesit kanë hedhur tymuese në oborrin e Parlamentit dhe në një moment kanë çarë kordonin e parë të Policisë.
Menjëherë ka ndërhyrë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që kanë rivendosur kordonin.
Situata mbetet ende e tensionuar.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.