Ndeshja e parë çerekfinale ndërmjet Yllit dhe Pejës është ndërprerë 3 minuta e 30 sekonda pa përfunduar pjesa e parë.
Gjyqtarët e morën këtë vendim pasi në palestrën “13 Qershori” pati sharje në kor, njofton Klankosova.tv.
Pas vendimit të gjyqtarit, sipas gazetarit Arbon Flugaj, që lojtarët të shkojnë në zhveshtore pas sharjeve dhe hedhjeve të sendeve në parket, basketbollisti i Pejës, Griciunas, ka provokuar tifozët vendas duke e bërë me gishta shkronjën "L".

Kjo ka bërë që tifozët suharekas të gjuajnë edhe me karrige në drejtim të lojtarëve kundërshtarë, teksa ndeshja mes Yllit dhe Pejës është ndërprerë për momentin.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.