Në vend të faturave të rrymës, banorët e në Velani gjetën fletushka për tubimet e Vetëvendosjes.
Ndonëse shpërndarja e tyrë është e dënueshme, me tendenca të imponimit të votës, VV fletushkat i vendosën edhe në shkallët e objektit banesorë që gjendet në rrugën “Bedri Shala” në Velani.
Në pamjet që kanë ardhur nga lexuesit e Klankosova.tv. shihet se fletushkat ishin thirrje për tubimin që u mbajt sot në Podujevë.
https://www.youtube.com/watch?v=S1F-KRJOMF4
Kujtojmë se, nga viti 2019, sipas Udhëzimit Administrativ 06/2018 për Ndëshkimin me Gjobat Mandatore, secili biznes që shpërndan fletushka dënohet me 90 euro gjobë.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.