Lajmet e fundit

Dëshironi të përjetoni ambientin e jashtëm por ju pengon fakti për të mbledhur një tendë tepër komplekse me miqtë tuaj?
A nuk do të ishte shumë më e lehtë për të fjetur në ambient të hapur, pa pasur nevojë të shqetësoheni nëse çadra juaj do të fluturojë ose gjatë natës do të ju vizitojnë insekte të ndryshme?
Fatmirësisht në Amsterdam, është krijuar një grup që po punojnë ngritjen e një experience krejt të re të përvojës së kampingut.
Tashmë janë dizajnuar 14 kabina të vogla unike të dizajnuara në mënyrë të veçantë, transmeton Klan Kosova.
Ato janë të vendosura në Centrumeiland në Amsterdam dhe mund të kaloni kohë sa të doni në këtë pjesë që nuk është thjesht një kamp i kampingut tradicional.
Është një kamp ku kampingu dhe arti bëhen së bashku dhe çdo kabinë është rezultat i një kombinimi unik i dizajnit inovativ, të menduarit kreativ dhe ekzekutimit ergonomik.