Lajmet e fundit

Një valë ekstreme të nxehti ka përfshirë Evropën përgjatë javës së fundit duke shënuar temperatura jashtëzakonisht ta larta.
Këto temperatura ekstreme kanë marrë edhe jetën e dy viktimave të para ,një në Poloni dhe një në Rumani.
Ndërsa shumë të tjerë janë dërguar në spitale për shkak të problemeve shëndetësore.
Ekspertët kanë paralajmëruar të moshuarit dhe fëmijët që të mos qëndrojnë jashtë në orët e mesditës, kohë kur temperaturat arrijnë vlerat maksimale, shkruan Albeu, transmeton Klan Kosova.