Lajmet e fundit

Insituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë vikendit do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-10 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.
Sipas IHMK, shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlerat e normales derisa indeksi UV në kufijt e rrezikshmërisë. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme, e lehtë deri mesatare.
Në javën e ardhshme pritet të ketë reshje por temperaturat do të jenë të larta mbi vlerat e mesatareve.