Televizioni shtetëror i Egjipit, ka suspenduar tetë moderatore dhe i ka urdhëruar ato që të hynë në dietë, veprim që ka shkaktuar pakënaqësi në mesin e grupeve për të drejtat e grave.
Radio Televizioni Egjipitan, u ka dhënë moderatorëve një muaj kohë që të dobësohen në mënyrë që të paraqiten sërish në televizion. Drejtoresha e këtij televizioni është vetë një grua, Safaa Hegazy, transmeton Klan Kosova.
Prezantuesja e Channel 2, Khadija Khattab,është shprehur se shikuesit duhet ta shikojnë paraqitjen e saj të fundit në televizion dhe ta gjykojnë nëse është e trashë apo jo dhe nëse e ka merituar të suspendohet nga puna.
Një tjetër prezantuese ka thënë se kjo situatë e ka dëshpëruar shumë atë dhe familjen e saj.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.