Lajmet e fundit

Telekom Slovenia ka njoftuar të martën se ka anuluar shitjen e kompanisë së telekomunikacionit IPKO
"Procedura u përmbyll pa zgjedhjen e një blerësi dhe IPKO Telecommunications LLC do të mbetet pjesë e Grupit Telekom Slovenije," tha kompania sllovene në një deklaratë të shkurtër, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Telekom Slovenia bën me dije se aktivitetet i kishte vendosur në shitje në korrik 2019, duke thënë se ishte në përputhje me strategjinë e grupit 2019-2023 e cila përfshin mundësinë e konsolidimit të mëtejshëm përmes zgjerimit.
Ajo u bë pronari i vetëm i IPKO Telecommunications në mars 2018, pasi bleu pjesën e mbetur prej 6.89% të kompanisë që nuk e kishte tashmë, transmeton Klan Kosova.