Lajmet e fundit

Telefoni i mençur ju ofron shumë mundësi dhe ju ofron edhe botën më afër.
Por, çfarë i bën kjo trurit tuaj?
Nëse pothuajse çdo përgjigje e kërkoni në telefonin tuaj të mençur atëherë ka mundësi të jeni bërë dembelë dhe ndoshta mund të bëheni më pak inteligjent, sipas një studimi të ri.
Hulumtuesit e Universitetit të Waterloo në Kanada testuan tri grupe prej 200 vetave në aftësitë e tyre kognitive dhe shkathtësitë logjike për të përcaktuar stilet e tyre të mendimit.
Pjesëmarrësit e kësaj ankete u pyetën të identifikojnë shprehitë e tyre të përdorimit të telefonave të mençur.
Studimi i publikuar në revistën “Computers and Human Behavior”, ka zbuluar se personat me të menduarit intuitiv janë më të prirë ta zgjidhin problemin me smartphone krahasuar me partnerët tyre analitik të cilët i zgjidhin problemet me kokën e tyre.
Derisa pasiguria mund të jetë faktori kryesor, dembelia është arsyeja më e mundshme për ata që janë të lidhur “shpirtërisht” me telefonat e mençur.
Por kjo rrugë e shkurtë për të gjetur përgjigjen mund të ketë efekt negativ me kalimin e viteve: mund të ju bëjë që të mos mendoni më me kokën tuaj.
“Pasi keni kaluar vite duke menduar se është telefoni ai që mendon për ju, ju do humbni shumë dhe s’do keni mundësi të mendoni kokë në vete nëse nuk e keni telefonin afër. Mund të jepni përgjigje të gabuar ose të dorëzoheni”, thotë Nathaniel Barr, bashkautor i studimit në Universitetin e Waterloo.
Ndikimi i telefonave të mençur në aftësitë kognitive, është vetëm spekulativ dhe kërkon studime të mëtutjeshme, thotë ai.
“Duhet të gjejmë balancimin dhe të dimë kur duhet të kërkojmë ndihmë nga truri e kur nga telefoni mobil,” thotë Pennycook, bashkëstudiues i hulumtimit.
Mbajeni trurin aktiv dhe bëni më shumë përpjekje që ta mbani telefonin njëjtë në xhep aq sa e mbani edhe në dorë.