Lajmet e fundit

Rreth orës 09:50 të së martës në një rrugë të fshatit Sopijë të Suharekës ka shpërthyer zjarr në një traktor i cili ishte i ngarkuar me kashtë.
Sipas policisë, shkaktar i shpërthimit të zjarrit thuhet të jenë përçuesit elektrik të cilët e kanë prekur ngarkesën duke krijuar shkëndija e më pas kashta ka marrë flakë.
Raportohet se në këtë rast nuk ka mundur të shpëtohet as traktori me rimorkio, ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe ekipi i KEDS-it.
Policia po e heton rastin, me ç`rast pritet të sqarohet nëse telat e rrjetit nuk kanë qenë të vendosur në lartësinë e duhur apo pasoja ka ardhur nga mbingarkesa dhe pakujdesia e traktoristit, transmeton Klan Kosova.