Mllefin për humbje, sllovenët e shprehën në një formë të paparë deri më tani. Ata ua vodhën targat e automjetëve tifozëve kosovarë që ishin në stadium.
Megjithatë, Ambasada e Kosovës në Slloveni është angazhuar për t'i gjetur zgjidhje udhëtarëve që u atakuan.
Për këtë situatë reagoi edhe Ministria e Punëve të Jashtme, teksa policia sllovene nuk kanë kthyer përgjigje për statistikat e incidenteve atje dhe pasojat për kryesit.
Në adresën e Klan Kosovës erdhi përgjigja e policisë sllovene. Ata konfirmuan se janë duke hetuar rastin e vjedhjes së targave, por nuk specifikuan sa raste janë. Ata i bënë thirrje atyre që kanë këtë problem të lajmërohen në polici.
Ndiqni kronikën:
https://www.youtube.com/watch?v=7U2nY7fN6ZQ
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.